Robert Elsie | AL Literature | AL History | AL Photography | AL Folk Music | Kontakt |

 Nopcsa.AlbanianPhotography.net

Robert Elsie

English   deutsch   shqip   magyarul

Franc Baron Nopçsa
dhe kontributi i tij në
fushën e albanologjisë

Koleksioni i Fotografive
të Franc Nopçës
Shqipëri 1903-1916

Fotografi të tjera

Memoaret e Franc Nopçës
(gjermanisht | PDF 1529 KB)

Lista e botimeve shkencore
të Franc Nopçës

1897-1933

Bibliografi Botimesh
për Franc Nopçën

Franc Baron Nopçsa
Albanolog, Paleontolog, Gjeolog

Kjo faqe interneti i kushtohet jetës dhe veprës së shkencëtarit austro-ungarez, baroni Franc Nopça (1877-1933).

Franc Nopça në veshje kombëtare shqiptare,
afërsisht 1916

Franc Nopça udhëtoi shpesh në Shqipëri dhe në jug të Ballkanit (Bosnje, Kosovë, Maqedoni, Serbi) midis vitit 1903 dhe Luftës së Parë Botërore. Ai kishte një shtëpi në Shkodër, të cilën e përdori si bazë për udhëtimet e tij të shumta në malësinë e Shqipërisë së veriut. Gjatë rrugës mori me vete jo vetëm pushkën por edhe një "Kodak" dhe bëri fotografi të rralla dhe magjepëse të rajonit. Origjinalët e fotografive prej xhamit ndodhen në Muzeumin Ungarez të Historisë Natyrore (Magyar Természettudományi Múzeum) në Budapesht.

Shprehim këtu mirënjohjen tonë Kristian Çaplar-it (Krisztián Csaplár) për versionin hungarez të kësaj faqeje si dhe dizajnerit Josef Gross për angazhimin e tij me skanimin dhe përpunimin e këtij koleksioni fotografik.

Robert Elsie

 

Webdesign J. Groß 

Robert Elsie | AL Literature | AL History | AL Photography | AL Folk Music | Kontakt |